E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, qeveria kritikon ambasadorin amerikan

MOSKE-Qeveria ruse ka kritikuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Moskë për të dytën ditë me radhë, në lidhje me fjalimin e javës së kaluar.

Ndihmësi i presidentit rus, Vlladimir Ushakov, tha se ambasadori Majkëll Mekfoll "duhet të sillet në mënyrë diplomatike dhe jo të rrezikojë marrëdhëniet e vendit të tij me Rusinë".

Sipas mediave ruse, Mekfoll u ka thënë studentëve në një universitet të Moskës se “Rusia ka korruptuar Kirgizinë për të mbyllur bazën ushtarake të Shteteve të Bashkuara atje”.

Ministria e Jashtme Ruse të hënën i ka kundërshtuar deklaratat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›