E Diel, 1 Nëntor 2026

Hollande: Nuk mund të krahasojmë Greqinë me Afrikën

PARIS - Greqia dhe kriza në eurozonë ka qenë tema kryesore e intervistës së parë televizive të presidentit francez Francois Holande në stacionin TV Francë 2. 

Presidenti francez deklaroi se gëzon respekt për pullin grek dhe sakrificat e tij. “Grekët kanë vuajtur shumë këtë periudhë. Ne kemi nevojë për respekt dhe unë jam në favor të respektimit", u shpreh Francois Hollande, duke mbajtur distancë të qartë nga deklaratat e Christine Lagarde, të cilat shkaktuan reagime ndërkombëtare.

Kur u pyet lidhur me deklaratat e shefes së FMN, presidenti i Francës tha: “Nuk mund të krahasojmë Greqinë me afrikanët. Karakterizime të tilla tregojnë mungesë respekti. Është e vërtetë se ka pasur shumë grekë që nuk kanë paguar taksat dhe kjo nuk mund të pranohet, por unë mendoj se është e papërshtatshme të krahasojmë grekët, me afrikanët që jetojnë më keq se ata. Ne kemi nevojë për respekt dhe unë jam në favor të respektimit".

Lidhur me zgjedhjet e 17 qershorit, Hollande përsëriti një këshillë që ka dalë nga goja e shumë zyrtarëve evropianë. "Kujdes, ajo që do të zgjidhni më 17 qershor, do të ketë pasoja për ju dhe për ne”, iu drejtua Hollande popullit grek dhe shtoi: “Unë do të doja që grekët të zgjedhin Evropën. Ne shpresojmë që Greqia të qëndrojë në eurozonë dhe them se Evropa nuk do t’i braktisë ata, por ata duhet të bëjnë reforma, në fushën e taksave... Megjithatë ne nuk mund të bëjmë asgjë pa pranimin e popullit grek". 

Në fund Hollande pohoi se "problemi është hendeku në rritje i zhvillimit mes Evropës veriore dhe asaj jugore. Njerëzit janë të lodhur nga ashpërsia e vazhdueshme që ka krijuar terren pjellor për forcimin e populizmit”. "Unë nuk mund të pranoj që Evropa është një “njeri i sëmurë”. Ne jemi ekonomia më e madhe në botë dhe nuk do të dorëzojmë armët në luftën për të mbajtur eurozonën në pozitën e parë të ekonomive të botës”, deklaroi presidenti francez. Lidhje te tjera Greqi, Banka Kombëtare: Çfarë do të ndodhë nëse vendi lë euron Christine Lagarde në Twitter: Po, unë nuk paguaj taksa!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›