E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, arrestohen kontrabandistë në Mitrovicë

PRISHTINE-Policë dhe doganierë të EULEX-it kanë arrestuar sot gjashtë persona dhe kanë kontrolluar disa zona ku ndodheshin bashkëpunëtorë të Zvonko Veselinoviç.

Ky operacion është pjesë e një hetimi të gjerë lidhur me vepra penale të krimit të organizuar, kontrabandës së mallrave, evazionit fiskal, shmangies së taksave importuese, si dhe pastrimit të parave, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

Gjatë ditës janë bastisur disa lokacione private dhe biznese, përfshirë edhe pompa të benzinës, në tërë territorin e Kosovës, duke përshirë edhe Mitrovicën.

Hetimet janë duke u drejtuar nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›