Përgjaket sërish autostrada Tiranë-Durrës, 2 të vdekur

Autostrada Tiranë -Durrës sërish ka marrë jetë njerëzish ditën e sotme. Pas përgjakjes së djeshme ku humbën jetën 5 persona mëngjesin e sotëm një tjetër aksident rrugor ka marrë jetë njerëzish. Si pasojë e aksidentit të rëndë kanë vdekur Kadri Braho dhe Valbona Mela dhe janë plagosur disa persona të tjerë. Sipas informacioneve automjeti kthehej nga një dasëm por ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Nuk dihet ende identiteti i viktimave por policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Autostrada Tiranë-Durrës është bërë burim aksidentesh ditët e fundit ku ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti tragjik humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.