Lazarat, bllokohen kamione me pleh e uje të hashashit
Gjashtëmbëdhjetë automjete me pleh dhe 8 automjete të modifikuara si autobote uji janë sekuestruar. Do përdoreshin për mirërritjen e bimës kanabis sativa. Operacioni pritet të vazhdojë deri në muajin shtator
GJIROKASTER- Janë 16 automjete me pleh dhe 8 automjete të modifikuara si autobote uji të cilat janë bllokuar gjatë operacionit që ka nisur Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës dhe që pritet të vazhdojë deri në muajin shtator.
Autobotet e ujit, sipas policisë, përdoren për të vaditur parcelat e mbjella me bimë narkotike, pasi pozicioni i fshatit dhe mungesat e rezervave të ujit e vështirësojnë në një farë mënyre kultivimin e kanabisit që njihet për “etjen” e madhe.
Policia e skajit jugor të vendit ka ngritur postblloqe në lidhjet e fshatit me rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, nga ku vinin furnizime më të mëdha me pleh organik dhe ujë për në Lazarat. Për të siguruar postblloqet, duke pasur parasysh eksperiencën e vitit të kaluar, në rrugë policia kishte nxjerrë edhe autoblindat dhe shërbime të tjera të gatshme për të ndërhyrë.
Sipas policisë, janë bllokuar të gjitha mjetet të cilat nuk kishin dokumentacion për kryerjen e aktivitetit të transportit të plehut apo të përshtatjes për transport të ujit. Ndërsa, u janë shkarkuar cisternat apo thasët e plehut edhe automjeteve që kishin dokumentacion për kryerjen e një aktiviteti të tillë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)