Asambleja PS, nesër debati për bojkotin e zgjedhjeve
Pritet përplasje e dy grupimeve për bojkotin. Rama pritet të kërkojë mos hyrjen në Parlamentin e Shqipërisë. Nga ana tjetër Ben Blushin dhe Arben Malajn kërkojnë analizë të thellë dhe përgjegjësi për humbjen e PS-së.
TIRANE-Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblesë Kombëtare për të përcaktuar dhe qëndrimin e socialistëve mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Në këtë mbledhje, kryetari socialist, Edi Rama do të kërkojë miratimin e një rezolute e cila do të argumentojë qëndrimin e PS-së për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe të qeverisë së dalë prej tyre. Në vijim të këtij qëndrimi, Rama pritet të kërkojë mos hyrjen në Parlamentin e Shqipërisë. Nga ana tjetër, këto qëndrime kundërshtohen nga grupimi me dy zërat kryesorë, Ben Blushin dhe Arben Malajn që kërkojnë analizë të thellë dhe përgjegjësi për humbjen e PS-së. Sipas këtij grupimi, qeveria e re ka legjitimitet, rezultati i zgjedhjeve është tashmë i qartë, pavarësisht disa parregullsive që sipas tyre nuk kanë cenuar në tërësi procesin. Kjo rrymë kërkon zbatimin e statutit të partisë për dorëheqjen e kryetarit të PS-së në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme legjislative dhe është kundër idesë së mos hyrjes në Parlament.
Arben Malaj është i vetmi që ka pranuar publikisht se do të kandidojë për kryetar partie. Ndërsa, eksponenti i lartë i PS-së, Ben Blushi ende nuk e ka artikuluar ambicien e tij.
(s.g/BalkanWeb)