“Al-Xhazira” vendos të mos i transmetojë vrasjet e Merahut

Zyrtarët e kanalit televiziv me bazë në Katar shpallën vendimin për të mos i transmetuar pamjet filmike pas një lutjeje të Presidentit francez, Nikolas Sarkozi.
Merah filmoi veten duke vrarë shtatë persona, përfshirë edhe tre fëmijë hebrej. Ai u qëllua pas një sagë që zgjati 32 orë. Policia e qëlloi me snajper pasi Merah tentoi të arratisej nga pallati ku ishte rrethuar.
Duke komentuar vendimin e saj, “Al-Xhazira” tha se “Byroja në Paris morri të hënën një video nga një burim anonim të titulluar “Al-Qaeda attaque la France” (Al-Kaeda sulmon Francën) ku shfaqen pamje filmike të vrasjeve në Toluzë dhe Montauban”.
Al-Xhazira njofton se më të marrë videon ia kanë dorëzuar menjëherë policisë franceze.
“Në përputhje me kodin e etikës së ‘Al-Xhaziras’, duke pasur parasysh edhe se kjo video nuk përmban ndonjë informacion të rëndësishëm për publikun, të gjitha kanalet e ‘Al-Xhaziras’ kanë vendosur të mos e transmetojnë përmbajtjen e saj”.
Al-Xhazira tha se ka marrë shumë kërkesa nga kompani të shumta mediatike për kopje të videos porse i ka refuzuar të gjitha.
/Start/F. Prroni/
2012-03-27 15:33