Ina Rama: Vendimi për Gërdecin në Apel dhe më lart

Sipas saj, përveç se në Gjykatën e Apelit, çështja do të shkojë edhe më lart.
"Është një vlerësim me të cilin ne nuk jemi dakord. Kemi ngritur një akuzë tjetër dhe kemi përfaqësuar një akuzë tjetër në gjykim dhe gjithashtu kemi apeluar vendimin e Gjykatës për atë kualifikim ligjor që ajo ka bërë ndryshe nga akuza që Prokuroria Shqiptare ka ngritur. Por ky është një proces për të cilin duhet të shprehet gjykata dhe duke respektuar pozicionin tonë të palës në proces. Qëndrimin tonë ne do të vazhdojmë ta bëjmë prezent nëpërmjet rrugës gjyqësore, nëpërmjet ankimit, nëpërmjet përfaqësimit të gjykimit tonë në Gjykatën e Apelit dhe më lart nëse do na shfaqet e nevojshme", theksoi ajo.
Kryeprokurorja foli edhe për raportin e Ministrisë së Drejtësisë, i cili ka shkaktuar jo pak debat midis dy institucioneve. "Raporti i Ministrisë së Drejtësisë i bërë prezent për punën e prokurorisë pas inspektimeve që ministria ka kryer vitin që shkoi është gjithashtu një pjesë e ushtrimit të funksionit të Ministrisë së Drejtësisë, parashikuar nga ligji. Ne si institucion së fundmi kemi bërë publik qëndrimin tonë si institucion ndaj raportit. Nuk ndajmë të njëjtin qëndrim me Ministrinë e Drejtësisë, ndajmë qëndrim të ndryshëm për shumë nga gjërat që ajo bën prezent duke thënë se një pjesë të gjërave që bën prezent nuk rezultojnë të vërteta ashtu siç bëhen prezent dhe por edhe duke përdorur bazën ligjore mbi të cilën ato arsyetohen. Gjithsesi ky është një qëndrim që në mënyrë të detajuar dhe për shkak të ligjit që i është bërë prezent Kuvendit të Shqipërisë. Në një moment të përshtatshëm ne qëndrimin tonë do ta bëjmë të njohur për publikun shqiptar por njëherë e kemi bërë prezent aty ku duhet të bëhet", tha Ina Rama./Start/
2012-03-27 08:48