Fier, një i vdekur në aksident rrugore
FIER- Një 50-vjeçar ka humbur jetën dje në një nga aksidentet automobilistike që kanë ndodhur në zonën e Fierit. Sipas policisë, viktima quhet Telo Halilaj banues në fshatin Varibop. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur viktima ka qenë duke zbritur nga një furgon por nuk ka parë....................... trajnerin që vinte nga krahu tjetër. Trajleri e ka goditur atë në këmbë por humbja e gjakut ka qenë aq e madhe sa i ka shkaktuar vdekjen. Mjekët janë shprehur se njëra prej këmbëve të viktimës pothuajse ishte këputur dhe ishte e pa mundur t'i shpëtohej jeta për shkak të humbjes të gjakut Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë. Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Visokës, rreth tetë kilometra larg Ballshit. Mjeti tip Nissan me targa greke "NZO 9424" që drejtohej nga Bledar Shanaj edhe pse ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash, fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Në këtë mjet udhëtonin tre persona, gruaja dhe kunata e drejtuesit të mjetit, të cilët që të tre vinin nga Greqia në drejtim të Vlorës.