Elbasan/Operacion në lokalet e lojërave të aftit, 8 nën hetim
Në një operacion të zhvilluar në Elbasan gjatë dy ditëve të kaluara në lokalet e lojërave të fatit, policia e këtij qyteti në bashkëpunim me atë tatimore, kanë dërguar nën hetim 8 subjekte për mangësi në dokumentacion. Sipas burimeve policore, nga ana e specialistëve të Sektorit të Krimit Ekonomik në bashkëpunim me specialistët e Tatim-Taksave u ushtrua një kontroll në lokalet, të cilat merreshin me veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit. Sipas policisë, u kontrolluan gjithsej gjatë ditës së parë të operacionit 37 subjekte, nga të cilat rezultuan 6 të rregullta me dokumentacionin dhe për 8 të tjerat janë kryer veprimet e para procedurale dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme, kurse 23 subjekte të tjera u gjetën të mbyllura. “Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se 8 subjekte nuk ishin të rregullta me dokumentacionin dhe për këtë arsye ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve Kastriot Muzhaqi, 45 vjeç, lindur e banues në lagjen “Beqir Dardha” - Elbasan, Luan Shkëlqimi, 45 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në lagjen “28 Nëntori” Elbasan, Vladimir Cerova, 45 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në lagjen “Dyle Haxhire” Elbasan, Hasan Daja, 23 vjeç, lindur e banues në lagjen “Çlirimi” Elbasan, Gazmend Filja, 34 vjeç, lindur e banues në lagjen “Haxhias” Elbasan, Indrit Çela, 36 vjeç, lindur e banues në lagjen “Haxhias” Elbasan, Arben Zerani, 30 vjeç, lindur e banues në Përrenjas, Admir Spaho, 36 vjeç, lindur e banues në Devoll. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “organizimi i lotarive të palejuara” dhe “vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, të cilat parashikohen nga nenet 197 e 198 Kodit Penal.