E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, një i vrarë dhe një i plagosur rëndë

Shkëmbimi i plumbave, ka shkaktuar vdekjen e burrit dhe plagosjen rëndë të gruas. Bëhet fjalë për çiftin Mema, ku policia bëri me dije se ka humbur jetën shtetasi Nasi Mema. Autori i ngjarjes dyshohet të jetë fqinji i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje midis autorit, shtetasit Oltjon Poro, 30-vjeç, administrator i pallatit dhe çiftit. Shkak është bërë mos pagesa e detyrimeve për mirëmbajtjen e pallatit nga ana e çiftit. Policia është vënë në kërkim të autorit. /Start/

                                                                                             2012-07-28 13:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›