Britania kërkon tërheqjen e rezolutës serbe
Qëndrimin e Londrës zyrtare e bëri të ditur dje në Beograd kryediplomati britanik, Uilliam Hejg. “Do të ishte mirë që Serbia të tërheqë rezolutën për Kosovën”, deklaroi dje në Beograd, Uilliam Hejg.
Ministri i Jashtëm britanik theksoi se tërheqja e rezolutës do të ishte mënyra më e lehtë për gjetjen e kompromisit mes vetë Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Të njëjtin qëndrim Hejg e mbajti edhe pas takimit me homologun serb, Vuk Jeremiç.
Por, kryediplomati serb është shprehur kundër tërheqjes së projekt-rezolutës, por ka lënë të hapur mundësinë e bisedimeve lidhur me tekstin e saj.
“Për Qeverinë e Serbisë, tërheqja e rezolutës nuk është opsion. Por, Serbia është e gatshme të bisedojë më të gjithë faktorët, përfshirë edhe Bashkimin Evropian, në mënyrë që të sigurohet një mbështetje më e madhe për rezolutën”, deklaroi Jeremiç pas takimit.
Hejg dhe Jeremiç ritheksuan edhe një herë pikëpamjet e ndryshme që kanë lidhur me Kosovën, por sa i përket integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, ata shprehen qëndrime të njëjta.