Në Apoloni tjetër thesar, zbulohet shëtitorja më e madhe
01/09/2010 Konturet e shëtitores në Agoranë e qytetit antik
FIER- Zbulohet shëtitorja më e madhe në vendin tonë në qytetin antik të Apolonisë. Gërmimet e ekspeditës shqiptaro-franceze kanë nxjerrë në dritë muret e shëtitores së Agorasë së qytetit në pjesën verilindore të tij. Ajo ka një gjatësi prej 150 m dhe i përket periudhës helenistike. Zbulimi i kësaj Agoraje është me interes të madh duke pasur parasysh faktin që deri tani mendohej që qendra e qytetit është pjesë e zbuluar e Apolonisë së lashtë. Njëri nga arkeologët francez e cilëson konturin e shëtitores së agorasë, si më e madhja e zbuluar deri tani. Madje jo vetëm në këtë qytet të lashtë antik, por në të gjithë Shqipërinë. “Ky është konturi i shëtitores së Agorasë qendrës së qytetit që i përket periudhës helenistike, thotë një arkeolog francez ose në fillimet e periudhës romake, por është më se e vërtetë që është një prej shëtitoreve më të mëdha në vendin tuaj”. Gjatë kësaj periudhe nëntoka e Apolonisë ka zbuluar dhe nxjerrë thesare të trashëgimisë dhe kulturës sonë kombëtare. Fillimisht me zbulimin e bustit të aristokratit në rrënojat e vilës romake në sektorin G, atë të këmbës prej bronzi që i përkiste një shtatoreje të madhe 2 m, busti i një gruaje etj. Drejtuesit e Parkut antik të Apolonisë se pas përfundimit të gërmimeve të ekspeditës shqiptaro-franceze një pjesë e shëtitores së zbuluar do të vihet në dispozicion të turistëve, po kështu edhe pjesë të vilës romake dhe mozaikëve që ndodhen aty.