E Diel, 1 Nëntor 2026

PBDNJ ka gati listat e KZAZ, kryetari i Lushnjes: Ia kemi dorezuar Dules

Partia per Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne Lushnje ka gati listat me emrat e anetareve te saj per tre Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve, si pjese e pergatitjes per zgjedhjet vendore te 8 majit. Kryetari i deges se PBDNJ -se, Jorgo Pandazo, sqaron se keto lista do t'i dergonte ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, por eshte penguar nga kryetari i Partise, Vangel Dule. Sipas Padanzos, Dule ka urdheruar qe listat t'i dergohen atij, duke thene se do te jete ai qe do te vendose se kur do te perfundojne ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe Partia Socialiste jane dy subjektet e vetme politike, qe nuk kane derguar listat me kandidatet per anetare te Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve, duke shkelur cdo afat ligjor. Megjithate, te enjten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u la atyre edhe nje tjeter afat per dorezimin e ketyre listave, ne menyre qe procesi zgjedhor te mos demtohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›