Stainberg-Ina Rames: Prokuroria, larg nderhyrjeve e sulmit politik
Zevendes Sekretari Amerikan i Shtetit, James Steinberg ka kerkuar dje nga Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama qe institucioni qe ajo drejton te mbetet larg nderhyrjeve dhe sulmeve politike. Ne takimin e zhvilluar dje ne rezidencen e Ambasades se SHBA-ve ne Tirane, mes kryeprokurores dhe perfaqesuesit te SHBA-ve eshte diskutuar dhe per hetimin e ngjarjeve te dates 21 janar. "Zevendes Sekretari Amerikan i Shtetit, James Steinberg, duke vleresuar punen dhe performancen e Prokurorise Shqiptare, siguroi kryeprokuroren Ina Rama per nje mbeshtetje te plote ne hetimet e organit te akuzes. Z.Steinberg theksoi me kete rast rendesine qe Prokuroria, si nje institucion i pavarur, te mbetet larg sulmeve dhe nderhyrjeve politike, ne menyre qe te kryeje me paanesi detyren e saj kushtetuese", njoftoi dje per takimin zyra e shtypit e Prokurores se Pergjithshme. Gjate bisedes, kryeprokurorja pasi falenderoi zv/sekretarin Steinberg per mbeshtetjen qe SHBA i kane dhene organit te akuzes ne permbushjen e detyrave te saj ne zbatim te ligjit dhe te Kushtetutes, theksoi se prokuroria mbetet e angazhuar dhe e vendosur ne punen e saj per zbardhjen e ngjarjes se 21 janarit. Ina Rama e ka konsideruar kete hetim si mjaft sensistiv ne opinionin publik. "Prokuroria eshte shprehur gjithmone per nje hetim te plote, te paanshem, profesional dhe gjitheperfshires, duke mbetur larg cdo lloj nderhyrjeje politike", ka thene kryeprokurorja.