E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier permbysja e zgjedhjeve te 8 majit ne keshillat e bashkise e komunave

Levizjet Ndryshimet e drejtuesve te organeve te qeverisjes vendore qe synojne rokaden ne qark

Keshilli i Qarkut te Fierit eshte bere pikesynimi kryesor i te dy kaheve politike gjate muajit te fundit. Duket se gjithe energjia e grupimeve politike Aleanca per Qytetarin dhe Aleances per te Ardhmen jane perqendruar ne zoterimin e kryesise dhe shumices ne kete keshill. Madje nuk ka munguar as mbeshtetja e deputeteve te PS-se dhe PD-se. Nje loje e nisur nga te djathtet te cilet zhvilluan ne mes te muajit shtator nje mbledhje te Keshillit te Bashkise se Fierit ku rikonstituan kete keshill. Ne kete mbledhje te keshillit ishin te pranishem prefekti Bujar Hasa deputeti i PD-se Enkelejd Alibeaj e te tjere perfaqesues te larte te PD-se. Me shumice votash ata arriten te rrezonin kryetarin e keshillit dhe rizgjodhen nje te ri. Ne ate mbledhje u konfirmua nje mazhorance e re me shumice te djathte. Kane qene 18 anetare te keshillit te Bashkise se Fierit nder te cilet nje i PS-se dhe nje i PSD-se qe kane shkarkuar me votim te fshehte ne nje mbledhje te paralajmeruar me pare ish-kryetaren e keshillit Donika Jorgaqi. Nderkohe nenkryetare u zgjodh keshilltarja e djathte Zamira aushi. Ne kete mbledhje u shkarkuan edhe 3 anetaret te cilet ishin zgjedhur per te perfaqesuar bashkine ne keshillin e qarkut. Keshtu Ylli Shehu Alma Bejtaj dhe Alketa Merdanaj te PS-se u shkarkuan dhe u vendos qe ne vend te tyre bashkine do ta perfaqesojne ne keshillin e qarkut Fatmir Kajolli Admirim Shehu te se djathtes dhe Aleksander Myrtaj vota e shitur e PS-se ne kete mbledhje si edhe Eduard Xhafa i PSM-se i cili ishte edhe me pare i zgjedhur. Por kjo procedure rokade e kryetareve te keshillave te bashkive dhe komunave si edhe te perfaqesuesve per qarkun vazhdoi. Keshtu edhe keshilli i Bashkise se Patosit u mor nga te djathtet te cilet ndryshuan kryetarin nenkryetarin dhe perfaqesuesin per qarkun. Kjo levizje u krye edhe ne keshillin e Komunes Dermenas ku te djathtet me shumice votash rrezuan kryetarin e keshillit nenkryetaren dhe perfaqesuesin per qarkun duke zgjedhur te rinj. Por kane qene edhe te majtet ata te cilet kane reaguar me te njejten monedhe mirepo jashte rrethit te Fierit ne Komunen e Bubullimes ne Lushnje. Ketu e majta ka arritur te rrezoje drejtuesit e keshillit te vjeter duke zgjedhur kryetar nenkryetar e perfaqesues per qarkun anetare te grupimit Aleanca per te Ardhmen. Burime prane Partise Socialiste dhe asaj Demokratike pohojne se gjithe ndryshimet dhe votebesimet po kryhen ne funksion te keshillit te qarkut. Sipas te njejtave burime nese e djathta arrin te siguroje shumicen e anetareve te keshillit te qarkut mund te rrezoje kryetarin aktual Vangjel Ndreko. Per mbledhjen e keshillit te Bashkise se Fierit dhe konstituimit te keshillit te qarkut institucionet e prefektures dhe Bashkia e Fierit kane denoncuar njera-tjetren ne gjykate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›