E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Te rinjte ne politike te mos imitojne te vjetrit

Presidenti

Kreu i shtetit Bamir Topi ne mesazhin e tij tradicional per te diplomuarit e Shkolles Politike Shqiptare u kerkoi te rinjve qe te mos perserisnin gabimet e te vjeterve ne politike duke u fokusuar tek etika e komunikimit. Ne ate certifikate ne pak rreshta ka shume elemente se si respektohet shteti se si respektohet institucioni si respektohet etika e komunikimit dhe sa te ndergjegjshem jane ata qe merren me politike dhe ne jeten institucionale si dhe ne sherbim te shoqerise deklaroi Topi. Sipas tij te rinjte shqiptare qe aspirojne politiken nuk duhet te behen klone te dikujt tjeter dhe nuk duhet te katapultohen ne skenen e madhe pa pasur merita dhe eksperience. Ai deklaroi se nuk mund te tolerohet transformimi i te rinjve ne njerez konfliktuale dhe te patetike sic po ndodh kohet e fundit ne debate televizive. Nuk dua te futem ne raste qe na bejne te hidherohemi kur njerez te rinj ne moshe te cilet nuk kane pasur absolutisht asnje lidhje kushtezuese me politiken konfliktuale sot jane te bute kane nje profil shume civil dhe ne debatet e para televizive kur futen nga partite politike tjetersohen deklaroi kreu i qeverise. Sipas tij ky nuk eshte model per tu marre shembull dhe se te rinjte duhet te perdorin nje tjeter rruge per karriere. Nga ana tjeter Topi theksoi se politika dhe ashpersia e saj po vijojne ta mbajne vendin tone larg dyerve te Europes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›