E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dhe Berisha Diktatori mori ndeshkimin e merituar

Per Gadafin

Drejtuesit e larte te shtetit shqiptar kane pershendetur dje sulmin e forcave rebele ne Libi si pasoje e te cilave ka mbetur i vrare edhe diktatori i ketij vendi Muamar Gadafi. Kryeministri Berisha ne nje deklarate per mediat u shpreh dje ne mesazhin e tij se Keshilli Kombetar i Tranzicionit u dha libianeve dhe mbare botes lajmin e shumepritur te daljes nga skena njehere e pergjithmone te ish-diktatorit libian Muamar Gadafi. Ky kriminel me i madhi ne historine moderne te Libise meritonte ndeshkimin  sipas ligjit nderkombetar per krimet e renda kunder njerezimit qe kreu ndaj popullit te tij theksoi Berisha. Po keshtu edhe Presidenti Bamir Topi permes nje mesazhi shpreh bindjen se kjo ngjarje le pas nje kalvar te gjate vuajtjesh dhe i jep fund nje prej diktaturave me te gjata ne bote. Tashme Libise i hapet perpara nje perspektive e qarte demokratike dhe paqe thekson kreu i shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›