E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj Partite ne krize funksionojne si parti te kryetareve

Tirane 21 tetor 2011 NOA- Deputeti socialist Arben Malaj u ndal ne zonen e Kombinatit ne kryeqytet ne nje bashkebisedim me te rinjte i shoqeruar nga deputeti tjeter i selise roze Andis Harasani si dhe anetari socialist i Keshillit Bashkiak Enver Reci.
Ne kuader te bashkebisedimit kombetar per Modernizimin e partive politike Malaj
ndau me te rinjte shqetesimin e tij rreth deshtimit te vendit ne procesin e integrimit te tij rreth kostove te renda qe paguajne shqiptaret nga keq qeverisja e vendit dhe domosdoshmerine e nje ndergjegjesimi sa me te gjere publik per reformat e medha politike dhe ekonomike per te cilat ka nevoje vendi.
Sipas tij partite politike duhet te jene mundesia me e mire per ti sherbyer vendit.
Gjithashtu nder pikat kryesore Malaj theksoi se partite politike jane sot ne krizen e thelle te demokracise se tyre te brendshme pasi ato funksionojne si parti te kryetareve dhe jo si forca politike me demokraci e integritet.
Vetem pak dite me pare dy prej studiuesve me te mire te historise dhe tranzicionit shqiptar profesoret amerikane Pano dhe Fisher do te qartesonin publikisht se populli shqiptar po vuan nga nje bllokim thuajse i plote qe ka shkaktuar politika dhe se shumica e problemeve vjen prej mungeses se kultures politike u shpreh Malaj.
Ai shtoi se aktualisht partite politike po i thone jo nje qeverie qe krijon mundesi per me shume pune dhe me shume mireqenie po i thone jo nje qeverie e mundesive te barabarta per te gjithe por qeveri e te gjitha perfitimeve vetem per pak individe.
Malaj tha se Partia Socialiste nuk ka fituar akoma pas 6 vjetesh asnje gare politike perballe Berishes duke i demtuar rende keshtu te gjithe shqiptaret me zgjatjen e jetes se kesaj qeverie te deshtuar dhe te korruptuar.
Ne kete linje deputeti i selise roze Arben Malaj tha se Partise Socialiste nuk i duhen police per te mbrojtur votat por i duhen me shume vota. Po te njihen dhe respektohen me mire te gjitha kontributet e cdo socialisti dhe mbeshtetesi te PS-se do te inspirohen me mire te rinjte dhe grate do te degjohen me shume grupet e interesit do te behet nje opozite e qarte politike kunder keqqeverisjes se vendit do te kemi votat e mjaftushme per te fituar dhe per te qeverisur sa me mire vendin tone.
Ne mbyllje te takimit Malaj theksoi sot me shume se kurre socialistet duhet te organizohen per te rritur optimizmin e fitores dhe jo per te menaxhuar friken e humbjes por te organizohen me shpresen per te prekur fitoren.
Nderkaq mesohet se turi bashkebisedues pritet te konkludohet me nje takim permbylles qe do te mbahet para Kongresit te 5 Nentorit ne nje nga ambientet e kryeqytetit ku do te behet edhe nje permbledhje e mendimeve te mbledhura gjate bashkebisedimeve me te rinj dhe perfaqesues te shoqerise civile neper rrethe.
a.y/NOA

Ne foto Deputeti i PS Arben Malaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›