E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla Pollo mori ryshfet 1.2 milione euro per fibrat

Ministri ka llogari bankare ne Qipro

Opozita akuzon ministrin e Teknologjise Genc Pollo per marrjen e ryshfetit ne nje shume 1.2 milione euro si favor per dhenien e lejes per ndertimin e rrjetit optik duke krijuar situaten monopol. Akuza u be nga deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla gjate interpelances se zhvilluar me ministrin e Inovacionit dhe Teknologjise Genc Pollo. A eshte licencuar sipas kuadrit ligjor te siperpermendur shoqeria ATU per vendosjen e rrjetit privat te fibrave optike A eshte leja e dhene kompanise ATU nje monopol ne kete sektor A ka ndikuar ne dhenien e kesaj leje 40-vjecare fitimprurese fakti se administrator i kesaj firme eshte nje mik i Kryeministrit Sali Berisha i cili banon ne kolonadat e ketij zoterie A bie ne kundershtim me kuadrin ligjor te siperpermendur dhe me ligjin e koncesioneve me ligjin per Kodin Rrugor organizimin e funksionimin e Keshillit te Ministrave dhe me ligjin per prokurimin publik kjo leje e dhene A jeni ne dijeni te faktit se ne vitin 2009 per vendosjen e rrjetit privat te fibrave optike Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve kishte lidhur 4 aktmarreveshje shoqeruar me autorizime me 4 shoqeri te cilat u shpallen te paligjshme nga ministri Olldashi ne 2009 tha Balla. Me pas socialisti u shpreh se Zoti Pollo konkluzioni lidhur me procedurat e ndjekura per ndertimin e nje rrjeti kombetar me baze te gjere tregojne qarte Qe ju keni parapercaktuar fituesin. Pyetja eshte shume e thjeshte Sa eshte shuma ryshfeti qe ju keni marre 1 milion e dyqind mije euro A eshte ne dijeni te ketij ryshfeti Kryeministri i qeverise tende Sali Berisha A keni diskutuar me Sali Berishen lidhur me kete ryshfet A keni llogari bankare ne nje banke arabe ne Larnaka te Qipros A keni qene ne kete banke rregullisht gjate kohes qe keni qene minister Per tju ndihmuar ne kujtesen tuaj po ju kujtoj disa data 11 qershor 2007 5 shtator 2007 dhjetor 2010. I mbani mend. Ai u shpreh se me e pakta qe mund te beje ministri eshte qe te jape doreheqjen. Por ne fakt doreheqja eshte nje akt moral dhe morali eshte gjeja e fundit qe i shkon ne mendje cdo anetari te kesaj qeverie. Ndersa mundesia qe Sali Berisha tju shkarkoje per paaftesi dhe ryshfet eshte po aq e pamundur sa edhe morali i munguar. Ne fakt Saliu ka edhe arsye te tjera per tju shkarkuar. Megjithate ne deputetet e opozites perfaqesues te interesave te shqiptareve do te vazhdojme te hedhim drite mbi te gjitha aferat e kesaj qeverie. Ndersa kete dosje do tia vendosim ne dispozicion prokurorise tha Balla.

PS voton ligjet

Per here te pare pas hyrjes ne Kuvend opozita ka votuar pro dy marreveshjeve. Njera kishte te bente per Kredine per eksport ndermjet qeverise qe vepron ne emer te Republikes se Shqiperise i perfaqesuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria AG per financimin e projektit Furnizimi me uje i Bilishtit - kontrate me celesa ne dore dhe tjetra Pakti ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kosoves per transportin nderkombetar rrugor te udhetareve dhe mallrave. Pro ketyre ligjeve votuan 130 deputete ndersa opozita nuk dha konsensusin e saj ne lidhje me draftin qe kerkon shumice te cilesuar votash Per krijimin e Gjykates Administrative. Ne kete seance parlamentare ka rene ne sy mungesa e Kryeministrit Sali Berisha i cili nuk votoi ne keto dy projektligje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›