Kosove Vazhdojne perpjekjet per krijimin e qeverise se re

Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci kishte paralajmeruar krijimin e shpejte te qeverise se re te dale nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare por procesi nuk duket aspak i lehte dhe as i shpejte. Aleanca per Ardhmerine e Kosoves qe shihej si partneri me i mundshem i koalicionit te ri qeverises vendosi se nuk do te hyje ne qeverine e re me Partine Demokratike nese aty nuk perfshihet edhe Lidhja Demokratike e Kosoves. Kjo e fundit ritheksoi vendimin e saj se do te mbetet ne opozite.
Kjo e ka vene ne situate te re Partine Demokratike e cila ka paralajmeruar qe gjate kesaj jave do te zhvilloje bisedime me partite tjera per themelimin e nje qeverie sic eshte thene shumetnike e shume perfshirese por ende nuk ka derguar asnje ftese tek subjektet tjera te pakten jo zyrtarisht. Tash ne tryeze eshte hedhur edhe mundesia qe pjese e qeverise te jete Aleanca Kosova e Re e afaristit Behgjet Pacolli i cili ngule kembe qe te kete per vete postin e presidentit te vendit. Jo zyrtarisht thuhet se udheheqesit e te dyja partive jane takuar privatisht per te diskutuar mundesite e partneritetit qeverises.
Nese Partia Demokratike vendose qe te krijoje qeverine me Aleancen Kosova e Re dhe me pakicat kombetare atehere dallimi ne numrat e deputeteve me opoziten do te jete shume i vogel. Me kusht qe te gjitha partite e pakicave do te pershiheshin ne qeverine e re koalicioni do te kishte 67 nga 120 deputete sa ka parlamenti i Kosoves. Por nje pjese e deputeteve serb kane paralajmeruar se nuk do te hyjne ne qeveri me kryeministrin ne largim Hashim Thaci.
Te henen Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vertetoi rezultatet e votimeve dhe nga ajo dite brenda nje muaji duhet te mblidhet Parlamenti i Kosoves dhe per te emeruar mandatarin per qeverine e re i cili duhet qe brenda 15 ditesh te paraqese kabinetin e ri.
Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi ka paralajmeruar per neser takimin me partite parlamentare per te caktuar diten e mbledhjes se Parlamentit ne fillim te javes qe po vjen.
Pavaresisht debateve me tone krejt te ndryshme te gjitha forcat politike pajtohen se duhet pershpejtuar procesin e krijimit te institucioneve te reja per shkak te sfidave qe e presin Kosoven gjate diteve ne vijim duke filluar nga nevoja e miratimit te buxhetit bisedimeve me Serbine dhe perballjen me gjendjen e krijuar pas raportit te te derguarit te Keshillit te Evropes Dick Marty.