E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur vetëm pak caste më parë në qytetin e Fierit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Metaj të komunës Libofshë, ndërsa të lënduarit janë shtetasit Arben Loshi, 31-vjec dhe Pal Loshi, 50 vjec. Burime nga policia bëjnë të ditur paraprakisht se 31-vjecari është goditur me thikë, ndërsa Pali me mjete të forta. Të dy shtetasit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen dhe rrethanat e plota në të cilat është kryer krimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›