E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, plagosen dy të rinj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes shkëmbimit të zjarrit mes dy personave në Fier. Kjo përleshje me armë zjarri ka ndodhur mes shtetasve Mariglen Mellara dhe dhe Pëllumb Gashit. Ndërkaq, duke iu referuar burimeve të policisë, mësohet se në gjendje të rëndë është Mariglen Mellara ndërsa është plagosur me një plumb në kraharor.

Shoku i tij Pëllumb Gashi ka marrë një plmb në bark.

Të dy të rinjtë janë të moshës 21 vjaçare.

Policia e cila ka mbërritur menjehere në vendgjarje i ka dërguar të rinjtë menjehere në spitalin e Fierit , ndërsa ka vijuar më tej me hetimet përsa i takon zbardhjes së kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›