Gjirokastër, tre shtetas në pranga
Në sajë të operacionit të koduar "Perimetri i gjerë", policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e tre shtetasve, për një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë vitit 2010.
Nën pranga kanë rënë Zhuljan Prençi, lindur dhe banues në Gjirokastër, Ergest Shele, lindur dhe banues në Këlcyrë- Përmet dhe Lekësi Ceka, lindur dhe banues në Tepelenë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë kryer një sërë vjedhjesh.
Ndërkaq, po vijon puna në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për dokumentimin me prova ligjore të disa vjedhjeve të kishave në zonën e Dropullit të ndodhura gjatë vitit 2010, ku dyshohet dhe ka prova që këta shtetas janë autorët e këtyre vjedhjeve.
Nga ana jonë është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Përparim Zenaj , lindur dhe banues në fshatin Bulo të rrethit Gjirokastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes kryer në bashkëpunim".