Padia e re e PS-se qe shtyn procesin
Stafeta e padive socialiste duket se nuk do te mbyllet sot. Nje kerkese e re eshte depozituar dje ne Gjykaten e Apelit ku Partia Socialiste kundershton vendimin nr. 1160 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve permes te cilit ky i fundit nuk pranoi ankimimin ndaj vendimit nr. 1158 per shpalljen e rezultatit per mungese kompetence. Sipas arsyetimit te PS-se ky vendim eshte i pabazuar ne ligj pse ankimi i eshte adresuar organit kompetent nisur edhe nga fakti se kerkesa per pavlefshmeri eshte gjykuar si brenda afatit. Ne thelbin e vet padia e re kerkon anulim te vendimit 1160 te KQZ-se dhe detyrimin e ketij te fundit per shqyrtimin e ankimit socialist qe kerkon rrezim te vendimit 1158 apo ndryshe shpalljen e Lulzim Bashes fitues me 93 vota. Padia si ide eshte prezantuar nga juristet e rinj te PS-se qe gjate mbledhjes se Asamblese dhe synon te paralelizoje punen e Kolegjit i cili ne permbajtje kete kerkese e ka qe sot ne tavoline.