Tabaku Rama nuk po e ndal presionin
PD
Deklaratat e kryetarit te PS-se Edi Rama ndaj Kolegjit Zgjedhor anetarja demokrate e Keshillit Bashkiak te Tiranes Jorida Tabaku i konsideroi dje si vazhdimesi e sulmeve dhe presionit te Rames ndaj Kolegjit Zgjedhor. 24 ore para se Kolegji Zgjedhor te jape vendimin ne lidhje me kerkesen qe ai vete ka bere z.Rama i kerkon gjyqtareve te vendosin vetem ate qe ai vete deshiron - deklaroi Tabaku. Sipas saj ne kryeqytet ka fituar demokracia dhe Edi Rama nuk ka fuqine ta pranoje kete. Tabaku theksoi se kerkesat e Rames ndaj Kolegjit kundershtonin gjithashtu njera- tjetren dhe fshihnin pas veshtiresine e humbjes nga Edi Rama. Sipas Tabakut ishin qytetaret ata qe vendosen per Tiranen.