E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, riarrestim të pandehurve të çështjes "Gërdeci"

Dy muaj pasi të pandehurit e arrestuar të dosjes "Gërdeci" u liruan nga paraburgimi për shkak të tejkalimit të afateve, Prokuroria kërkon në Gjykatën e Lartë riarrestimin e tyre.

Me anë të një rekursi të depozituar në këtë gjykatë, Prokuroria kërkon prishjen e vendimeve të Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë dhe asaj të Apelit, që ndryshuan masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjecit.

Sipas organit të akuzës, tre të pandehurit, të cilët aktualisht janë në masën e sigurisë arrest shtëpie duhet të kthehen sërish në qeli.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›