Bino Ajri ne Tirane tejet i ndotur

Zv/Ministri i Mjedisit, z. Taulant Bino, shprehu shqetësimin për ndotjen e ajrit në kryeqytet. Sipas Binos , “Tirana është tejet e ndotur, dhe Kryebashkiaku Edi Rama nuk ndërmori asnjë veprim real për parandalimin e zbutjes së ndotjes”.
“Ndotja e ajrit në kryeqytet mbetet sërish në shifra alarmante, edhe pse premtimet për ajër më të pastër, po vijnë, sidomos në ditët e fundit, me doza shumë të larta nga bashkia e Tiranës, sikurse edhe vete pluhuri kryeqytetit. Në vitin 2007 Edi Rama pranoi se ‘Tirana është tejet e ndotur’, megjithatë ky mbeti thjesht një konstatim dhe Kryebashkiaku nuk ndërmori asnjë veprim real për parandalimin e zbutjen e ndotjes.
Me një popullsi që është trefishuar në 15 vitet e fundit me rreth 800,000 banorë, qytetarët dhe Tirana po përballen çdo ditë me probleme të mëdha të shëndetit që vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit. Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe kanceri ka arritur në shifra alarmante.
Studimet tregojnë se në kryeqytet gjenerohen 56,000 ton pluhur në vit, rreth 70 kg pluhur për secilin banor. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se 1,400 raste kanceri janë të lidhura drejtëpërsëdrejti me rritjen e shkallës së ndotjes në ajër.
Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetit në Tetor 2007 arriti në përfundimin se vetëm ndotja e ajrit është përgjegjëse për 200 vdekje në vit, shumica në Tiranë. Çdo qytetar i Tiranës humb 1 deri në 2 vjet jetë nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit.
Kjo ndotje ka shkak pluhurin, rrugët e pashtruara, rrugët e pista, sheshet pa leje, trafikun bllokues, mungesën e transportit publik, mungesën e transportit alternativ, etj.
Bashkia pretendon se lahen përditë rrugët e Tiranës, çka nuk rezulton e vërtetë, sepse sipas llogaritjeve, 2 autobotet që përdoren për larjen e rrugëve duhet të punonin më shumë se 40 orë në dite që të arrinin të lanin gjithë sipërfaqen e Tiranës.
Tirana vazhdon të jetë në krye të listës së zezë të ndotjes së ajrit edhe nga matjet e ditëve te fundit, në mënyrë të veçantë:
Sasia e pluhurit është në 3-4 herë mbi normën, tek 21 Dhjetori – 445 mg/m3, ndërkohë që normat e lejuara nga BE-ja, janë 50 mg/m3. Zogu i Zi – thuajse në të njëjtin nivel.
Kjo situatë nuk mund të lejohet të vazhdojë më. Banorët e Tiranës nuk kanë më kohë për të humbur. Tani ata duhet të zgjedhin një kryebashkiak ndryshe! Një kryebashkiak që të mos interesohet vetëm për beteja politike kombëtare, por një kryebashkiak që të ketë të parin qytetin”, përfundon shqetësimi i Zv/Ministri i Mjedisit,Taulant Bino.