Kolegji zgjedhor rrezon vendimin e KQZ-se per formen e fleteve te votimit

Kolegji zgjedhor rrëzon vendimin e KQZ-së për formën e fletëve të votimit. Vendimi u mor pas ankesës së Partisë Socialiste për ligjshmërinë e votimit të kryer më parë nga KQZ.
Avokati Arjan Salati që përfaqësonte PS-në u shpreh se vendimi për aktin që sipas tij ishte normative, është marrë pa pjesëmarrjen e plotë të pesë anëtarëve. Përfaqësuesit e KQZ-së mbrojtën pretendimin se akti votuar nga katër anëtarë ishte i zakonshëm dhe nuk kërkonte pjesëmarrjen e plotë.
Ndonëse perfaqësuesja e e KQZ-së dërgoi dhe një kopje të mëparshme të këtuij akti të marrë me 4 anëtarë dhe të pakontestuar nga asnjë nga palët, Kolegji vendosi të pranojë ankesën e PS-së duke I hapur rrugë një rivotimi për formën e fletës së votimit.
Partia Socialiste u tërhoq nga dy seanca të kërkuara prej saj gjatë ditës së shtunë duke kërkuar shtyrjen e tyre. Njëra prej ankesave ishte pikërisht për siglat dhe fletët e votimit për Bashkinë e Tiranës, një nga përplasjet më të forta mes PS-së dhe KQZ-së.
Përfaqësuesit e KQZ-së në sallë u shprehën të shqetësuar pasi shtyrja e vendimeve nga Kolegji Zgjedhor rrezikon procesin e votimit të 8 marsit për shkak të mungesës së elementit kohë.
Pavarësisht shqetësimit të përfaqësuesve të KQZ-së, për të dy ankimimet e PS-së pranua shtyrja e seancave duke caktuar datat 21 dhe 18 prill për zhvillimin e tyre.