E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, shpërthim tritoli në banesën e Dr.tatim-taksave

Qyteti i Pogradecit është tronditur gjatë orëve të vona të natës, ndërsa në banesën e Dr.tatim-taksave ka ndodhur një shpërthim tritoli.

Mësohet se banesa e drejtoreshës së tatim –taksave Rajmonda Syza është shkatërruar terësisht ndërsa shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të banesës.
 

Duke iu referuar burimeve të policisë mësohet se Syza ndodhej në banesë në mometin e shpërthimit ndërsa fatmirësisht dëmet kanë qënë vetëm materiale.

Policia ka nisur me hetimet paraprake në disa pista ndërsa ende nuk dihen autorët e ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›