Fier, plagoset rëndë në një aksident një 20 vjeçar
Nje i ri 20 vjeç u plagos rëndë rreth orës 06:20 te mengjesit te sotem duke marrë fraktura të rënda në trup si shkak i përplasjes nga një automjet i tipit "Mercedez benz" me targa të huaja, që drejtohej nga nje 35 vjecar
FIER- Një 20 vjeçar u plagos rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi u përplas nga një automjet. Pak para se të ndodhte aksidenti, adoleshenti ishte duke ecur me bicikletë në rrugën kombëtare Fier-Ballsh, në afërsi të qytezës së Patosit.
"Florian Mustafaj, 20 vjeç, banues në lagjen "Grizë" të qytetit të Patosit u plagos rëndë rreth orës 06:20 duke marrë fraktura të rënda në trup si shkak i përplasjes nga një automjet i tipit "Mercedez benz" me targa të huaja, që drejtohej nga shtetasi Ardian Lulaj, 35 vjeç", thanë burime zyrtare të policisë lokale.
Sipas të njëjtave burime mësohet se 20 vjeçari Mustafaj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq është ndaluar nga policia drejtuesit i Benzit, 35 vjeçari Ardian Lulaj. Ai akuzohet për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
(d.b/BalkanWeb)