Itali, asfiksohet familja shqiptare nga soba me dru
Prindërit dhe 2 fëmijët shqiptarë 7 dhe 5 vjec kanë mbetur të intoksikuar në shtëpinë e tyre ne Itali si pasojë e dioksidit të karbonit të cliruar nga soba me dru. Mjekët bëjnë të ditur se familja i ka shpëtuar rrezikut për jetën
REGGIO EMILIA – Një familje shqiptare në Itali për pak është shuar nga dioksidi i karbonit cliruar nga soba me dru. Agjencia e lajmeve italiane, Ansa bëri sot të ditur se mbrëmjen e djeshme në Carpineti, të Reggio Emilias prindërit dhe dy fëmijët shqiptarë 7 dhe 5 vjec kanë mbetur të intoksikuar në shtëpinë e tyre si pasojë e dioksidit të karbonit të cliruar nga soba me dru. Të katër personat janë dërguar me urgjencë në spitalin e Castelnovo Monti dhe më pas në në atë të Fidenzas për një trajtim më special për shkak të gjendjes së tyre të rënduar. Gjithsesi mjekët bëjnë të ditur se familja shqiptare i ka shpëtuar rrezikut për jetën. Po sipas Ansam nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i asfiksimit ka qënë tymi i dale prej derës së sobës e cila mund të jetë harruar hapur.
(d.b/BalkanWeb)