E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohen dy shqiptarë me kokainë në makinë

Arrestohen dy shqiptarë në Ancona më gjashtë pako të vogla kokaine, të fshehura në airbagun e makinës. Dy shqiptarët të cilët udhëtonin me një makinë tip Golf, janë ndaluar nga policia gjatë një kontrolli rutinë në autostradë. 

ANCONA- Dy shqiptarë janë arrestuar në Senigallia të Italisë, për shkak se në makinën me të cilën udhëtonin janë gjetur 53 gram kokainë dhe 3 mijë euro të dyshuara si para të ardhura nga shitja e drogës. Bëhet fjalë për dy puntorë shqiptarë, të cilët ushtonin me një makinë tip Volkswagen Golf. Policia ka ndaluar makinën për një kontroll rutinë duke zbuluar në airbagun e pasagjerit, 53 gram kokainë të ndara në 6 valvula të vogla.
Dy shqiptarët me iniciale DM, 22 vjec dhe MK 33 vjec janë arrestuar nga policia dhe janë dërguar në burgun e Montacutos, ndërkohë që makina dhe droga janë sekuestruar dhe po punohet për zbulimin e prejardhjes së drogës.

(e.n/ Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›