E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sezoni i ri stërvitor në Bunavijë, i pranishëm shefi i shtabit

Në brigadën e stërvitjes bazë në Bunavijë ka filluar sot sezoni i ri stërvitor. Në ceremoninë e rastit ka qenë i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare Maksim Malaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të ushtrisë shqiptare. 

VLORE- Në brigadën e stërvitjes bazë në Bonavi të Vlorës ka filluar sot sezoni i ri stërvitor, në ceremoninë e rastit ka qenë i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare Maksim Malaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të ushtrisë shqiptare. Për 9 javë në këtë bazë do të bëhet stërvitja e shtetasve që kanë nisur ushtrinë, për të vijuar më pas shpërndarja e tyre sipas reparteve. Malaj është ndalur edhe në anëtarësimin e pritshëm në NATO, shenjë inkurajuese sipas tij për rekrutët e rinj.
Më pas komandanti i doktrinave Sandër Lleshi i ka kthyer përgjigje interesimit të mediave lidhur me marrjen me detyrim të rekrutëve të rinj. Sipas Lleshit janë zbatuar vetëm hapësirat ligjore për marrjen e tyre edhe pse nga ana e familjraëve ka patur reagime për marrjen me forcë të të rinjve ushtarë.
Ndërkohë pritet që ligji i ri për rekrutimin e ushtarëve më pagesë do të hyjë në fuqi gjatë këtij viti, ku sipas këtij ligji të ri nuk do të jenë të detyruar të shkojnë në ushtri, por rekrutimi i tyre do të ndodh vetëm më pagesë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›