Vlorë, Kryetarët e Bashkisë, buste në “Sheshin e Flamurit”
Bashkia e Vlorës ka bërë të ditur se bustet e kryetarëve të bashkisë, që kanë drejtuar qytetin në periudhën nga viti 1912 deri në vitin 1939, do të vendosen në lulishten e Sheshit të Flamurit. Bashkia ka akorduar 2 mln lekë për projektin.
VLORË- Bustet e kryetarëve të bashkisë së Vlorës, që kanë drejtuar qytetin në periudhën 1912 deri në 1939, do të vendosen në lulishten e Sheshit të Flamurit. Lajmi është bërë i ditur nga burime të bashkisë së Vlorës , të cilët kanë theksuar se kjo iniciativë ndërmerret me synim evokimin e traditave dhe nderimin e emrave që kanë lënë gjurmë në historinë e tij.
Vendimi është marrë një vit më parë nga Këshilli Bashkiak, ndërkohë që është propozuar prej deputetit të Vlorës, Bujar Leskaj.
Mësohet se Bashkia ka akorduar 2 milionë lekë për këtë projekt dhe ka nisur procedurat për gjetjen e financimeve, pasi vlera totale arrin shifrën prej 5 milion lekësh.
Mes kryetarëve të bashkisë së Vlorës, që përfshihen në periudhën e caktuar, bustet e të cilëve do të vendosen në sheshin e Flamurit janë: Ibrahim Avdullai, Abaz Mezini, Osman Haxhiu, Ali Asllani, Qazim Kokoshi, Nuredin Vlora, Arshi Halili, Abedin Nepravishta. (e.n/ata/Balkanweb)