Kryeministri Berisha mesazh urimi për "8 marsin"
Kryeministri Berisha u ka uruar Festën e 8 Marsit të gjitha nënave, motrave, vajzave dhe grave shqiptare. Në mesazhin e tij Kryeministri shpreh mirënjohje rolin e tyre në jetën e vendit si dhe siguron përpjekje për barazinë gjinore.
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha u ka uruar Festën e 8 Marsit të gjitha nënave, motrave, vajzave dhe grave shqiptare. Në mesazhin e tij Kryeministri Berisha shpreh mirënjohje për kontributin dhe rolin e tyre në jetën e vendit si dhe siguron beteja dhe përpjekje të pandërprera për barazinë gjinore, kusht i vetëm për një shoqëri më të emancipuar. “Duke u përulur me nderim të thellë përpara sakrificës së tyre të madhe, ndihmës dhe kontributit të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë, unë i garantoj ato se qeveria do të vazhdojë me përkushtim të madh betejën dhe përpjekjet derisa në shoqërinë shiptare të vendoset barazia reale midis motrës dhe vëllait, midis burrit dhe gruas, midis nënës dhe babait thekon kryeministri në urimin për 8 marsin”-theksoi kryeministri. (e.n/Balkanweb)