Fier, qëllohet me thikë shoferi i autobusit, shkak konkurrenca

Një shofer autobusi është qëlluar me thikë, teksa ndaloi për të zbritur pasagjerët. Ngjarja gjatë së cilës është plagosur 48- vjeçari Besnik Muça, ndodhur paraditen e djeshme në rotondon pranë kishës katolike. Drejtuesi i autobusit, Besnik Muça ka mbetur i plagosur pas një sherri banal që ka pasur me drejtuesin e një furgoni. Muça ka treguar se gjithçka ka ndodhur pasi ai ka parkuar autobusin për të zbritur pasagjerë, e ndërsa në këtë çast është kërcënuar nga një drejtues furgoni e më pas është goditur me thike.
Ai ka debatuar me drejtuesin e furgonit, ndërsa ky i fundit e ka akuzuar për konkurrencë të pandershme. Djali i drejtuesit të furgonit, i gjendur aty pranë ka goditur në shenjë hakmarrjeje për babanë, drejtuesin e autobusit, Besnik Muçën. Qytetarë dhe pasagjerë të autobusit kanë njoftuar policinë, ndërkohë që Muçën e kanë cuar në spital për ndihmë të parë mjekësore. Nga spitali ai ka treguar se është ndodhur krejt papritur përballë këtij sherri që i rrezikoi jetën. Nuk e mendova kurrsesi që do të krijohej kjo përplasje. Ai më kërkoi llogari për pasagjerët dhe unë iu përgjigja se isha në zbritje dhe nuk i mora pasagjerë. Ai lajmëroi djalin dhe ky i fundit më goditi me thikë. Nuk më vjen keq për vetën sa më vjen keq që u terrorizuan pasagjerët. Një pjesë e tyre ulërinin dhe mua më humbi mendja fare, ka treguar Muça. Burimet policore të Fierit pohuan se kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur ndalimin e babait dhe djalit të tij, përkatësisht Hito e Elio Mema. Këta të fundit më pas janë lënë të lirë për tu hetuar në gjendje të lirë. Sipas policisë, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur Parku i mallrave, Elio Mema ka qëlluar me një thikë në bark shoferin e autobusit të linjës Lushnje-Sarandë, Besnik Muça. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Për shoferin e autobusit, burime policore pohuan se është klasifikuar plagosje e lehtë nga mjeku ligjor. Mësohet se Muça nuk e ka tërhequr denoncimin në komisariatin e policisë, ndërsa forcat e policisë po merren me zbardhjen e ngjarjes. Aktualisht Muça ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë së Fierit
Last Updated on Thursday, 23 April 2009 13:05
Last Updated on Thursday, 23 April 2009 13:05