Fier, revolta antikomuniste qe u mbyll me 5 te plagosur
Plot 17 vjet me pare, me 23 shkurt te vitit 1991, pese qytetare te Fierit mbeten te plagosur, teksa u perfshine ne nje revolte kunder rivendosjes se bustit te diktatorit Enver Hoxha ne kete qytet. Tre dite para se te ndodhte kjo ngjarje, te peste, Viron Naci, Sami Gremi, Edmond Asanaj, Rrapi Gjika dhe Albert Dervishi, se bashku me shume banore te Fierit kishin zhvendosur nga qendra e qytetit bustin e diktatorit, te cilin e kishin hedhur ne ujerat e lumit Gjanice. Ata dhe qindra qytetare te tjere, kurrsesi nuk mund te lejonin rikthimin e miteve te diktatures. Aq me teper qe revoltat kunder regjimit komunist kishin nisur muaj me pare ne Tirane, Shkoder, Kavaje, etj. 17 vjet pas kesaj ngjarjeje, dy prej protagonisteve te revoltes antikomuniste ne Fier, Viron Naci, kryetar i Shoqates Antikomuniste 23 Shkurti dhe Sami Gremi, sjellin kujtimet e asaj dite qe per fat nuk pati pasoja te renda.
Kujtime mbi nje revolte antikomuniste
Gjithcka filloi ne 20 shkurt te vitit 1991, kur nje grup prej 50 te rinjsh, mes te cileve dhe Viron Naci, Sami Gremi dhe tre shoket e tyre, nisen te zhvendosnin bustin e diktatorit Enver Hoxha nga lulishtja para Komitetit te Partise, sot godina e bashkise. Se bashku me ta u bashkuan dhe qindra qytetare te tjere, te cilet terhoqen zvarre simbolin e komunizimit per ta hedhur ate ne ujerat e lumit Gjanice. "Strukturat e shtetit dhe te partise ne ate kohe dukej se ishin te pafuqishme per t'u perballur me urrejtjen masive te qytetareve ndaj regjimit komunist, ndaj dhe nuk reaguan fuqishem", kujton Naci, ndersa shton se demonstratat antikomuniste kishin nisur prej muajsh ne disa qytete te vendit.
Ishte e veshtire, vijon ai, t'u kunderviheshe aq shume njerezve. Kujton se tre dite pas heqjes se bustit, erdhi dhe reagimi me arme i pushtetit komunist. "Ishte perpjekja e fundit per te mbajtur gjalle diktaturen, duke angazhuar njerezit ekstremise, nostalgjike te komunizimit, te cilet u perpoqen te rivendosnin bustin e diktatorit Hoxha", rrefen Naci. Ai kujton se rreth ores 09:30 -10:00 te 23 shkurtit, ne qytet mberriten turma te shumta njerezish, nga fshatrat Zharrez, Kuman Beline, Seman, Pojan etj. "Nje pjese ishin te armatosur dhe te organizuar nga politika e asaj kohe. Keta njerez kishin nxjerre nga lumi 'Gjanice' pjeset e thyera te bustit te Hoxhes dhe kerkonin ta rivendonin ate. Turma mbante dhe fotografi, portrete te diktatorit, pankarta dhe parrulla, duke marshuar drejt lulishtes. Ne kete moment filloi dhe perleshja me ne antikomunistet", kujton Naci.
Mban mend se ate dite, ne tarracen e ish-godines se bankes, prane poliklinikes se qytetit, ishin vendosur 2 snajper. "Rreth ores 13:45 te asaj dite mbeta i plagosur me arme zjarri ne perleshje per te penguar rivendosjen e bustit", shton Naci, protagonist i asaj ngjarjeje.
"Jeten ma shpetuan dy ushtare qe kryenin sherbimin ne Fier, njeri prej te cileve Luan Delia, nga Tirana. Ata me derguan ne spital. Me pas ne spital mesova se mberriten te plagosur dhe Sami Gremi, Edmond Asanaj, Rrapi Gjika dhe Albert Dervishi".
"Plumbi me kishte marre ne te dy kembet duke me thyer kocken dhe tendinat", vijon ai, ndersa te tregon se nje nga snajperet e kishte goditur ne kofshe duke i demtuar aorten kryesore. Si pasoje iu nenshtrua nje operacioni qe zgjati 5 ore dhe per fat shpetoi nga vdekja. "Kur u permenda me thane se nostalgjiket dhe ekstremistet enveriste nuk munden ta rivendosnin bustin. Ishte shembur koha e idhujve", shton ai. Kujton se ato dite te qendrimit ne spital, policia deshi t'i shoqeronte ne qeli, por ishte kundershtimi i prere i mjekeve ai qe nuk lejoi nje gje te tille.
Ndersa, Sami Gremi vlereson se 20 shkurti nuk ishte rastesi. "Stuhia e urrejtjes ndaj sistemit komunist qe kishte shperthyer ne Tirane, Shkoder e Kavaje po perfshinte cdo qytet. Njerez te lodhur dhe te derrmuar nga izolimi i gjate, nga jeta e mbyllur dhe pa perspektive kerkonin me cdo kusht ndryshimin. Ishte koha e permbysjes se madhe. Rrezimi i sistemit ishte i pashmangshem", shton ai. Ishin keto arsyet, vijon Gremi, qe na shtyn, ne nje grup te rinjsh, te mbeshtetur me pas dhe nga qindra qytetare demokrate qe te clironim qytetin nga pesha e rende e bustit te diktatorit.
Ne kujtimet e tij per ate dite, Gremi nuk le pa vleresuar dhe perkushtimin e mjekeve fierake. "Gjendja jone ishte kritike per shkak te plageve te renda dhe hemoragjise se madhe. Ata bene te pamunduren qe ne sot te jemi gjalle. Ata kundershtuan ashper policine duke e quajtur veprim kriminal marrjen tone ne pyetje ne ate gjendje aq te rende qe ishim", kujton Gremi. Kur i pyet dy protagonistet e revoltes antikomuniste per autoret e plagosjes se tyre ata te pergjigjen. "U hap nje proces fars. Ata qe planifikuan dhe hartuan skenarin e pergjakshem nuk mund te hidhnin drite mbi te verteten", thote Naci. Tre vjet pas kesaj ngjarjeje, ne 15 shkurt te vitit 1994, te peste te plagosurit u dekoruan me urdherin e Trimerise se Klasit te Pare, akorduar nga ish- Presidenti Sali Berisha.