E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau burrin, meshire dhe lot pas vendimit

Meshire per hir te femijeve dhe ndjese familjareve te bashkeshortit, qe vrau nje vit me pare, duke thene se me te kishte vuajtur shume. Aishe Pojana, gruaja e pandehur per masakrimin dhe groposjen e kufomes se burrit te saj, Hasanit, 50 vjec, do te qendroje ne qeli gjate 11 viteve te ardhshme, pas vendimit te Gjykates se Tiranes te dhene diten e djeshme. Edhe lotet e 46-vjecares nuk e kane penguar trupin gjykues qe te jape vetem nje vit me pak nga c'kishte kerkuar prokuroria ne pretence. Kurse avokatja mbrojtese, Vjollca Pustina, pretendoi se te pandehures duhej t'i behej nje ekspertize per gjendjen mendore, pasi krimi eshte kryer ne kushtet e tronditjes psikike. Gjykata rrezoi kerkesen, duke u shprehur se ishte bere shume vone dhe i la te hapur mundesine avokatit qe te depozitonte kete kerkese ne Gjykaten e Apelit.
Ne momentet e fundit te procesit, 46-vjecarja nga Baldushku eshte kthyer nga salla ku qendronin te afermit e ish-burrit te saj dhe me lot ne sy ka rrefyer per vuajtjet e perjetuara. "Edhe ata e dine se c'kam hequr prej tim shoqi e si vuaja", tha Aishja, duke iu drejtuar kunatave te saj dhe me lotet qe i rridhnin neper faqe. Kurse avokatja mbrojtese, perpara se te lexonte konkluzionet e saj perfundimtare, u ka kerkuar togave te zeza te kryenin nje akt ekspertimi per gjendjen mendore te se pandehures dhe ndryshimin e kualifikimit te vepres penale, nga ajo e vrasjes me dashje, ne vrasje e kryer ne kushte te tronditjes se forte psikike. Nderkohe qe vete Pojana ka bere te ditur se diten qe ka vrare bashkeshortin ka qene shume e tronditur, ashtu sikurse edhe gjate gjyqit. "Jam e penduar qe e kam vrare, por cdo dite ushtronte dhune ndaj meje. Jetoja ne kushte te veshtira ekonomike, me 5 femije, maje malit per t'i rritur dhe te cilet i kam lene rrugeve", ka bere te ditur dje e pandehura. Togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Sokol Tona, pasi kane degjuar edhe pretendimet e mbrojtjes dhe te se pandehures, shpallen vendimin perfundimtar, duke e denuar Pojanan me 11 vjet heqje lirie. R.Caushaj
Si u vra 50-vjecari
Aishe Pojana, 46 vjece, akuzohej nga prokuroria per vrasjen e bashkeshortit te saj, Hasan Pojana. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Baldushk te Tiranes, me 11 mars te vitit 2007. Aishe Pojana eshte grindur me bashkeshortin dhe me pas me nje dru e ka qelluar ne koke duke e lene te vdekur. Me pas, me ndihen e vajzes se vogel, e ka varrosur dhe me pas u ka thene femijeve te tjere qe i ati kishte shkuar ne Greqi per te mbledhur leke, pasi ishin te varfer. Vetem pas nje muaji, kur femijet jane ankuar dhe te afermit e te ndjerit denoncuan, u be dhe zbulimi i ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›