Komunistet ekzekutuan 22 intelektuale
Masaker ndodhi me 26 Shkurt 1951 kur 22 intelektuale shqiptare u ekzekutuan nga regjimi komunist me pretekstin e shperthimit te nje bombe ne Ambasaden Sovjetike, me 21 Shkurt te atij viti ne Tirane. Ata u ekzekutuan ne mesnaten e 26 shkurtit, ne afersi te ures se Beshirit, 15 km larg Tiranes, te lidhur dore per dore me zinxhir dhe u varrosen ne nje grope te perbashket. Diktatura komuniste inskenoi ne stilin e saj te ashtuquajturen bombe per justifikimin e nje vale te re terrori qe ndermorri kunder figurave, te cileve mund t'u njohim vetem nje faj, patriotizmin, antikomunizmin dhe formimin e tyre ne vendet me te zhvilluara perendimore.
Preteksti absurd per hedhjen e bombes ne oborrin e ambasades sovjetike, kur keta njerez nuk kishin lidhje me kete incident, erdhi si pasoje e ktheses politike te diktatorit Enver Hoxha drejt politikes se Moskes. Ne kete ngjarje gjeten zbatim ne menyre perfekte zbatimi i urdhrave dhe taktikave sovjetike ne eliminimin e kundershtareve, duke ia kaluar madje edhe vete udheheqesit shpirteror, Stalinit. Kjo mase e marre nga sistemi jashte ligjeve ne fuqi solli pushkatimin e intelektualeve nga familje fisnike shqiptare dhe kjo do te vazhdonte edhe ne te ardhmen me spastrimin, internimin e ketyre familjeve ne breza dhe fis.
Ne Varrezat e Deshmoreve ne Tirane, ne kujtim te 22 intelektualeve , "viktima te terrorit komunist", sot ndodhet nje memorial, i ngritur ne vitin 1993.
Intelektualet e vrare nga diktatura komuniste 57 vjet me pare ishin:
Sabaha Kasimati
Mehmet Shkupi
Ali Qoralliu
Anton Delhysa
Gafur Jegeni
Fadil Dizdari
Gjon Temali
Haki Kodra
Jonuz Kaceli
Lluka Rankovic
Manush Peshkopia
Myftar Jegeni
Niko Lezo
Pjerin Guraziu
Reiz Selfo
Zyhdi Herri
Tefik Shehu
Thoma Katundi