E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, shkrumbohet nga zjarri mobilieria

Nje zjarr i permasave te medha ka shkrumbuar nje magazine mobilerie dhe dy banesa ne qytetin Fier. Flaket jane diktuar rreth ores 10:00 te  paradites se sotme ne mobilerine qe ndodhet ne lagjen "Afrim", prane linjes hekurudhore Fier-Vlore.

Intensiteti i tyre ka qene ne rritje, ndikuar kjo edhe nga natyra e mobiljeve, pajisjeve drusore qe ndodheshin ne magazinen ngjitur me dy banesat.

Pas diktimit te vatres se zjarrit, pjesetare te familjes dhe  banore perreth magazines, u perpoqen qe te shuajne flaket me mjetet zjarrefikese qe dispononin si dhe mjete te tjera rrethanore, por nuk kane mundur dot.

Edhe mberritja e zjarrfikeseve me disa automjete te mbushura me uje, nuk arriti te shpetonte magazinen dhe nje pjese te banesave.

Demi i shkaktuar nga ky zjarr sipas perllogaritjeve te para shkon ne rreth 200 mije euro. Policia po heton shkaqet e ketij zjarri qe shkaktoi deme te konsiderueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›