E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Sobotka, vlerësohen marrëdhëniet dypalëshe

Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot Presidentin e Senatit të Republikës së Çekisë, Premysl Sobotka.

Presidenti shqiptar dhe Presidenti i Senatit çek vlerësuan në këtë takim marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Presidenti Topi vlerësoi mbështetjen që Çekia i dha Shqipërisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe vullnetin e shprehur të palës ceke për të ratifikuar protokollet brenda muajit tetor.

Presidenti i senatit cek Sobotka, e siguroi Presidentin Topi për mbështetjen e plotë të shtetit çek në drejtim të plotësimit të aspiratave integruese të vendit tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›