Tatimet heshtin për biznesin e Damir Fazlic
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk jep shpjegime nëse është paguar pranë këtij institucioni 10% i shitjes së kompanisë së Fazllic, tek ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola. Detyrimi në fjalë kap shumën e 170 mijë eurove.
TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve hesht lidhur me Detyrimet që duhej të paguheshin për shitjen e kompanisë “Croën Aquisition” në vlerën e 1.7 milionë eurove, nga biznesmeni Damir Fazlic te avokatja Flutura Kola, shoqe dhe partnere juridike e vazjës së kryeministrit Berisha Argita Berisha.
Sipas ligjit duhej që në Drejtorinë e Tatimeve të paguhej 10 % i shitjes së kompanisë. Për këtë transaksion duheshin derdhur 170 mijë euro. Heshtja e administratës tatimore lë të kutohet se detyrimi tatimor nuk është derdhur në arkën e këtij institucioni.
(NEWS24/BalkanWeb)