E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimet e Postës Shqiptare në të njëjtin nivel me vendet e BE

TIRANë- “Shqipëria në cilësinë e shërbimit të letrave postare, është tashmë pothuajse në të njëjtin nivel me atë të Bashkimit Europian”- ky ishte një nga vlerësimet e ekspertëve të auditit të Post-Europës, të cilët vizituan vendin tonë për monitorimin e Cilësisë së Shërbimit në Postën Shqiptare për periudhën 2007-2009.

Audituesit e Post-Europës vizituan ambientet e Filialit të Tranzit – Shpërndarjes, ku u njohën me investimet e Postës Shqiptare në kuadrin e përmirësimit të cilësisë së shërbimit, si dhe vëzhguan nga afër sektorin e përpunimit e shpërndarjes dhe të gjitha veprimet operacionale në këtë sektor veçanërisht shpërndarjen e objekteve postare. Klientët dhe të gjithë qytetarët në Shqipëri, gjejnë tek Posta Shqiptare një furnizues të shkëlqyer të shërbimeve postare.- u theksua nga audituesit e
Post-Europës, ndërsa vlerësuan se Posta Shqiptare ka lidhur jo vetëm qytetet kryesore, por falë bashkëpunimit me Qeverinë Shqiptare ajo ka punuar dhe për krijimin e standardeve të emërtimit të rrugëve, numërimit të tyre, dhe të vendosjes së kutive postare në shtëpitë e qytetarëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›