E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, tentoi të grabisë banesën, plagoset nga i zoti i shtëpisë

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë një tentative për të grabitur nnjë banesë në Fier. Shtetasi Arben Shpata, 30 vjeç teksa ka tentuar të grabisë një shtëpi në në fshatin Kuqan të Patosit është qëlluar me armë zjarri nga pronari i banesës, duke e lënë të plagosur. Shpata është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›