E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani në Has, vizitë në familjen Qarri

Çelësi i suksesit për përballimin e emergjencës ka qenë bashkëpunimi mes strukturave shtetërore dhe komunitetit. Kështu është shprehur në fjalën e tij ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, gjatë inspektimit që zhvilloi në Komunën Golaj të Hasit. Gjithashtu Kryetari i Shtabit të Emergjencave civile u siguroi mbështetje banorëve të kësaj komune dhe u bëri thirrje autoriteteve vendore të vijojnë punën në hapjen e rrugëve që kanë mbetur tashmë të bllokuara.

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani kreu edhe një vizitë ngushëllimi në familjen e Isa Qarrit, në fshatin Qarr të Komunës Golaj, i cili humbi jetën për shkak të të ftohtit, dhe gjithashtu i përcolli familjes Qarri edhe ngushëllimet e Kryeministrit Berisha dhe e siguroi për mbështetjen e plotë të qeverisë për t`i ardhur në ndihmë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›