E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Përmirësime të dukshme në vend, ende 9 komuna të bllokuara

Situata në vend është përmirësuar ndjeshëm pas rritjes së temperaturave dhe ndërprerjes së reshjeve. Këtë e ka konfirmuar Kreu i Emergjencave Civile, Alfred Olli në një konferencë për shtyp të mbajtur mbasdite, i cili theksoi se kjo ka krijuar mundësi për hapjen e rrugëve në komunat e bllokuara.

“Ka pasur një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit. Sot janë vetëm 9 komuna të bllokuara në tri qarqe Shkodër, Kukës dhe Dibër”, tha ai.

Më tej Olli tha se janë të kalueshme të gjitha akset nacionale dhe mund të qarkullohet lirisht në të gjithë vendin. “Objektivi ynë tani mbetet zhbllokimi i rrugëve komunale”, tha ai më tej.

Krahas kësaj Kreu i Emergjencave Civile shtoi se kanë vijuar edhe operacionet për shpërndarjen e ndihmave në komunat e izoluara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›