Fier, tenton të vetëvritet me fostoksinë, 55-vjeçari

Një 55-vjeçar, ka tentuar ti japë fund jetës së tij, duke pirë fostoksinë. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë, të cilët konfirmojnë se këtë akt të rëndë e ka ndërmarrë shtetasi Sotiraq Cako, në qytetin e Fierit.
Sipas policisë, mendohet se 55- vjeçari në gjëndje të rende psikologjike, ka pirë fostoksinën. Kanë qënë familjarët e tij, të cilët kanë sinjalizuar policinë për këtë veprim. Mësohet se tashmë 55-vjeçari, ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Fierit, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk janë zbardhur shkaqet e ngjarjes.