Itali, plagosi dy bashkëkombasit, arrestohet i riu shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar i cili dy ditë më parë plagosi me armë zjarri dy bashkëkombasit e tij në qytetin Padova.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Vladimir Shkëmbi i cili akuzohet se ka plagosur me armë zjarri Rubin Agajn dhe Baron Kubazin.
Sipas policisë italiane si të plagosurit ashtu edhe autori janë të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e drogës.
Policia theksoi se vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së 23-vjeçarit shqiptar, i cili është person me precedentë penalë në Itali.