Olldashi hedh poshte akuzat dhe i kerkon prokurorise te beje hetim te plote
Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit hodhi poshtë sot akuzat e bëra ndaj tij në të përditshmen “Panorama”, ndërsa i ka kërkuar prokurorisë të bëjë hetim të plotë, duke e nisur hetimin së pari nga ai.
Zoti Olldashi tha se motivi i vetëm i këtyre akuzave është bllokimi i ndërtimit pa leje që botuesi i “Panoramës”, ndërtuesi Irfan Hysenbelliu, kishte nisur në Dajt, në tokë bujqësore dhe jo në truall ndërtimi.
Ndërtimi u konstatua gjatë një kontrolli rutinë të Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar për ligjshmërinë e ndërtimeve që po bëhen në komune.
Olldashi tha se ka nisur një fushate shpifjesh ndaj tij, por beri të qartë se do të vijojë të qëndrojë në detyrë, deri sa mazhoranca do t’a besojë, duke i shërbyer ligjit dhe vetëm ligjit. ( vijon )